Na kontaktoni në tel: +355 69 209 8980 ose në email: info@flumen.al

Vendet më të mira për të organizuar një ceremoni martese

Home  > Blog

Ceremonia e martesës vijon të mbetet një nga hallkat më të rëndësishme të kurorëzimit të dashurisë mes një çifti. Tirana ofron vende mahnitëse që i përshtaten shijeve të ndryshme. Nga qetësia e natyrës buzë lumenjve, tek eleganca pranë pishinave e pse jo edhe një dasmë në amfiteatër që krijon ndjesinë e një bashkimi në martesë si në kohërat e lashta të Ilirisë. Shmangni zhurmën e qytetit dhe zgjidhni një dasmë të qetë në periferi të Tiranës, ku mund të përjetoni bukurinë e fshatit pa sakrifikuar rehatinë. Ja disa nga ambientet që mund të zgjidhni për të organizuar një dasmë të paharrueshme me familjarët, të afërmit e miqtë:

 

arredime per ceremoni martese

 

Elegancë buzë lumenjve

Imagjinoni t’i shkëmbeni betimet për dashuri të përjetshme shoqëruar nga gurgullima e qetë e ujit që rrjedh në sfond. Tirana ofron disa vende piktoreske buzë lumenjve, ideale për dasma romantike dhe intime. Lumenjtë Erzen dhe Tërkuzë, që ndodhen fare pranë qytetit mund të kthehen në një hapësirë të jashtëzakonshme për të organizuar një dasmë. Flumen Park, i cili gjendet vetëm 15 minuta nga qendra e Tiranës, në fshatin Ibë e Poshtme kombinon më së miri bukurinë natyrore me komoditetet moderne. Një sallë e madhe eventesh, pagëzuar me emrin “Yjet”, dy salla të restorantit me arkitekturë luksoze ku shkrihet më së miri soliditeti i godinës prej guri të latuar dhe transparenca e xhamit, një sallë tjetër në mes të parkut e njohur si “Platforma”, janë vetëm disa nga mjediset, ku çiftet e reja mund të zgjedhin për të organizuar ceremoninë e dasmës. Të ftuarit nuk do të zhgënjehen me ushqimin, ndërsa restoranti Flumen Park ofron specialitete gastronomike ku përqafohen më së miri shija tradicionale shqiptare me elegancën dhe sofistikimin e kuzhinës moderne.

 

zbukurime ne pishine per ceremoni martese

Glamour pranë pishinës

Për çiftet që kërkojnë një atmosferë elegante dhe relaksuese, vendet pranë pishinave janë një zgjedhje fantastike. Flumen Park me pishinën e dizajnuar që të jetë sa më pranë natyrës, por duke sjellë gjithaq nota moderne e të sofistikuara ofron një tjetër kënd për të organizuar një ceremoni martese glamour, veçanërisht për stinën e ngrohtë. Një dasmë pranë pishinës jo vetëm që krijon një atmosferë freskuese, por gjithashtu ofron një sfond të shkëlqyer për fotografi, veçanërisht gjatë perëndimit të diellit. Në Flumen Park do të gjeni plot kënde për të mbërthyer në përjetësi foto dhe video nga dita më e lumtur e jetës suaj.

Madhështia e amfiteatrit

Për ata që dëshirojnë një përvojë dasme unike dhe teatrale apo duan të zhyten në histori e antikitet, amfiteatrot janë një opsion i jashtëzakonshëm. Si të mos mjaftonin të gjitha hapësirat e tij, Flumen Park mburret edhe më një amfiteatër të vërtetë, i cili shërben jo vetëm për evente kulturore si shfaqje apo koncerte e festivale, por kthehet më së miri në një mjedis ftues e mjaft të përshtatshëm për të organizuar një ceremoni martese. Janë me dhjetëra cciftet që kanë zgjedhur të shkëmbejnë betimet për dashuri “në të mirë e të në të keq, derisa vdekja t’ju ndajë” në amfiteatrin e Flumen Park. Këto vende të hapura, rrethuar nga gjelbërimi, krijojnë një ambient të veçantë. Akustika natyrore dhe ulëset e ndara lejojnë organizime kreative, duke i bërë ato ideale për çiftet që dëshirojnë të përfshijnë muzikë live, performanca kërcimi apo t’u rrëfejnë me zë e me humor të ftuarve historinë e tyre të dashurisë. Një dasmë në amfiteatër ofron një atmosferë intime dhe dramatike që miqtë dhe familjarët do ta mbajnë mend gjithmonë.

ambjent i zbukuruar dhe ndricuar per dasem

 

 

Flumen Park: Oazi i Natyrës

Flumen Park është një nga xhevahiret e fshehur të Tiranës, duke ofruar një kombinim perfekt të bukurisë natyrore dhe qetësisë. I vendosur buzë lumit Erzen ky vend është ideal për çiftet që dëshirojnë të përfshijnë pamje piktoreske dhe gjelbërim në dasmën e tyre. Me hapësira të gjera në natyrë dhe mundësi të personalizuara, Flumen Park krijon një skenë të mrekullueshme për një festë magjike, duke ofruar edhe akomodim për çiftin, por edhe të ftuarit në viletat e drurit brenda parkut.

Iba: Një strehë tradite dhe bukurie rurale

Për dasmat që duan të ruajnë fort rrënjët e traditës shqiptare dhe të shijojnë bukuritë rurale, fshati Ibë ofron një përvojë të paharrueshme. Vetëm disa minuta larg Tiranës, Iba është e njohur për kodrat e buta e të lakuara, prodhimet e freskëta të zonës dhe mikpritjen e ngrohtë.

 

zbukurime per ceremoni martese

 

 

Këshilla praktike si ta zgjidhni vendin ideal për dasmën tuaj:

• Lista e të Ftuarve: Sigurohuni që vendi të akomodojë me lehtësi numrin e mysafirëve tuaj.
• Tema: Zgjidhni një vend që përputhet me temën e dasmës tuaj, qoftë rustike, elegante apo moderne.
• Stina: Merrni parasysh motin, pasi dasmat në natyrë mund të kërkojnë plane rezervë për shi ose vapë.
• Lokacioni: Zgjidhni një vend që është i lehtë për t’u arritur, veçanërisht për të ftuarit që vijnë nga larg. Me një distancë prej vetëm 15 minutash nga Tirana, Flumen Park është destinacion perfekt për të marrë më të mirën e natyrës, por edhe për të qenë pranë qendrave urbane.

 

Shpërnda postimin

Një udhëtim i mrekullueshëm ju pret në periferi të Tiranës, aty ku natyra gëzon bimësi të pasur e ajer të pastër vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit.

Newsletter

Regjistrohu për të marr njoftimet më të fundit.

© Copyright 2023 by Future Block. All right reserved.

This site is registered on wpml.org as a development site.