
Vera ka mbërritur! Pas një dimri të gjatë e të ftohtë, tani është koha për të veshur sandalet, për të shijuar diellin dhe për të kaluar sa më shumë kohë në natyrë. Dhe ç’mënyrë më të mirë ka për ta shfrytëzuar verën sesa me një pishinë – qoftë në oborrin tuaj apo në një vend tërheqës si Flumen Park, aty ku natyra shkrihet me komoditetin?!
Nëse jeni duke kërkuar pushime në natyrë në Shqipëri, një resort natyror në Tiranë, ose një vilë për relaks pranë Tiranës, pishinat janë thelbësore për një eksperiencë të plotë.
Ja pse pishinat jane zgjedhja ideale këtë verë!

Argëtim nën diell
Pishinë është vendi më i mirë për t’u argëtuar jashtë me miqtë dhe familjen. Në pishinën për familje në Shqipëri, si ajo e Flumen Park, mund të kaloni orë të tëra duke notuar, qeshur, dhe krijuar kujtime të paharrueshme.
Nëse kërkoni vendin më të bukur për foto në Tiranë apo të çlodhni sytë e të relaksoheni pranë natyrës, pa qenë nevoja të udhëtoni me kilometra të tërë dhe të mbeteni në trafik me orë e orë, ambienti i qetë dhe dizajni elegant i pishinës në Flumen Park e bëjnë atë një sfond ideal për fotot tuaja verore.
Luftojeni vapën me stil
Ditët e nxehta të verës kërkojnë freski – dhe çfarë është më freskuese se një pishinë verore në Tiranë? Në vend që të udhëtoni drejt plazhit apo të kërkoni pishina publike, thjesht zgjidhni Flumen Park, me pishinën bio-design infinity, ku gjithçka që ju nevojitet ndodhet pranë.
Për ata që janë në kërkim të një resorti natyror mund të zgjedhin ta kalojnë natën në vilat e drurit në Flumen Park, vila në pyll në Tiranë për t’u zgjuar me cicërimat e zogjve dhe të kridhen në ujin e freskët e të kristaltë të pishinës në diellin e mëngjesit. Nëse kërkoni spot-in ideal për fotot që do të postoni në Instagram, pishina e Flumen Park është ndër pishinat më të fotografuara në Shqipëri – perfekte për Instagram dhe kujtime të veçanta!

Fitnes në ujë
Ushtrimet në ujë janë perfekte për ata që kërkojnë një mënyrë të butë, por efektive për të qëndruar në formë. Pishina në Flumen Park është ideale për aktivitet fizik, duke ofruar mjedisin perfekt për aerobi në ujë apo not rekreativ. Për ata që janë të pasioniuar pas ecjes, Flumen Park me sipërfaqen e tij prej mëse 20 mijë metrash katrorë, por edhe shtigjet përreth lumit Erzen, ofrojnë mundësi të mira aktiviteti fizik. Ata që duan të marrin edhe më shumë eksperiencë të natyrës mund të angazhohen në shëtitjet apo ekspeditat pranë shpellës së Pëllumbasit.
Dhe për ata që vuajnë nga lodhja muskulare apo nyjet – ushtrimet në ujë ofrojnë një alternativë të shëndetshme dhe të këndshme.
Festa dhe gëzime pranë pishinës
Po kërkoni një vend për të organizuar një festë pranë pishinës? Flumen Park është zgjedhja ideale! Qoftë një ditëlindje, një gender reveal, një ceremoni martese, një mbledhje miqsh apo një fundjavë të zakonshme që doni ta bëni të paharrueshme, ky është vendi ku atmosfera, ambienti dhe shërbimi ndërthuren në mënyrë të përkryer.
Çdo festë pranë pishinës mund të organizohet me:
Muzikë dhe ndriçim për mbrëmje
Lounge dhe kënde pushimi
Pije të freskëta dhe ushqime të shijshme
Aksesorë verorë dhe lodra për fëmijë
Pamje mbresëlënëse të natyrës shqiptare

Mësojini të vegjlit të notojnë në qetësi
Në vend që të dërgoni fëmijët në pishina të mbipopulluara, më mirë krijoni një mjedis të qetë e të sigurt në natyrë. Pishina e Flumen Park është një zgjedhje fantastike për prindërit që duan të mësojnë të vegjlit të notojnë, larg rrëmujës së pishinave publike. Flumen Park është një nga pishinat më të veçanta duke ofruar stanrde të larta sigurie dhe pastërtie, të njëjta me ato që zbatojnë plazhet Blue Flag, Standardet e pishinës së Flumen Park janë të konfirmuara edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Pishina e dedikuar fëmijëve ofron një sistem filtrimi miqësor me lëkurën, duke përdorur ujin e kripur, në mënyrë shmangien e irritimeve apo alergjive te më të vegjlit.

Pse të zgjidhni pishinën e Flumen Park?
Flumen Park është më shumë se thjesht një destinacion veror – është një eksperiencë. E vendosur në një zonë të gjelbër, pranë lumit Erzen dhe shumë pranë Tiranës, pishina më e bukur në Shqipëri, me dizajn modern dhe ujë kristal ofron gjithçka që ju duhet për relaks total, argëtim dhe kontakte të drejtpërdrejta me natyrën. Këtu do të gjeni ambiente të qeta në natyrë, ideale për pushime në natyrë në Shqipëri, vilat në pyll për një qëndrim të paharrueshëm , pa pasur nevojë të largoheni nga Tirana, si edhe ahërbim të personalizuar dhe atmosferë mikpritëse.
Nëse jeni duke kërkuar vendi ideal për t’u freskuar këtë verë, si pishinat verore të hapura për 2025 apo pishina për familje, doni të organizoni një event apo të kaloni një fundjavë larg qytetit – pishina në natyrë e Flumen Park është përgjigjja juaj.