Mirë se vini në Flumen Park
Flumen Park delights all five senses
MË SHUMË
Mirë se vini në Flumen Park!
Flumen Park nuk është vetëm një destinacion, është një ndjenjë, një përvojë, një kujtim.
Një udhëtim i mrekullueshëm ju pret në periferi të Tiranës, aty ku natyra gëzon bimësi të pasur e ajer të pastër vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit. Me një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, Flumen Park është një destinacion për vizitorë të të gjitha moshave, duke ofruar një spekter të gjërë shërbimesh dhe një eksperiencë kulinare të pasur e krijuar me pasion dhe kujdes.
Ne jemi këtu për të krijuar një eksperiencë të veçantë për çdo vizitor duke garantuar një arratisje në natyrë. Përmes shërbimeve cilesore dhe përvojave që ofrojmë, synojmë të ofrojmë një vendstrehim të qetë dhe komoditet absolut në ambientet tona luksoze.
Restoranti i Flumen Park ofron ambiente shërbimi të brendshëm dhe të jashtëm, duke ju lejuar të zgjidhni atë që dëshironi në bazë të preferencave tuaja.
Vilelat ofrojnë komoditetin e një shtëpie të vërtetë me të gjitha shërbimet e nevojshme për një qëndrim të kënaqshëm duke ofruar privatësi për vizitorët
Flumen Park ofron disa hapësira për evente të ndryshme për klientët e tyre si: Prive Room, Salla e vogël, Salla e madhe, Amfiteatri, Pishina, Salla e Ceromonive
“Flumen”, frymëzuar nga fjala latine që do të thotë “lumë”, është një emër që përsosmërisht përshkruan gjithçka që ne përfaqësojmë.
Flumen Park përshkohet nga Lumi Erzen, që qëndron si simbol i ndërthurjes së natyrës dhe ripërtëritjes, qetësisë, harmonisë që Flumen Park garanton në të gjithë konceptin e tij.
Rezervo sot për të kaluar një ditë relaksuese në Flumen