Flumen

Hapësira Rekreative

Kreu  >  Hapësira Rekreative

Hapësira Rekreative

Një aventurë për të gjithë

Në Flumen Park, çdo hap është një mundësi për t’u zhytur në lojë dhe argëtim. Ndërsa ecni mes gjelbërimit dhe dëgjoni shushurimën e lumit Erzen, hapësirat tona ju ftojnë të eksploroni, të luani dhe të krijoni kujtime.

Të vegjlit deri në 5 vjeç i mund të shijojnë lojën nën mbikëqyrjen e prindërve dhe të humbasin në botën e tyre magjike në këndin e lojërave, brenda një mjedisi të sigurt. Ata pak më të rritur (+6 vjeç) sfidojnë njëri-tjetrin në tavolinat e Ping Pong, Teqball, Bowling dhe lojëra të tjera që sjellin energji dhe argëtim.

Për ata që kërkojnë sfidë sportive, fusha e futbollit është e hapur për ata që duan sport e lëvizje, ndërsa hapësirat e gjelbra dhe zonat buzë lumit i ftojnë të gjithë të shtrihen mbi barin e freskët, të shijojnë ajrin e pastër dhe të ndiejnë natyrën nga afër.

Dhe për ata që dëshirojnë më shumë aventurë, kanionet e Erzenit dhe Shpella e Pëllumbasit janë vetëm disa minuta larg – thirrje për eksplorim, zbulim dhe përvoja që do të mbeten në kujtesë.

Vizitoni instagramin dhe TikTokun tonë për të shijuar një eksperiencë virtuale të Flumen Park.

Hapësira Rekreative
This site is registered on wpml.org as a development site.