Kreu > Restoranti
Në zemër të Flumen Park, mes gjelbërimit dhe tingujve të lumit Erzen, ndodhet restoranti ynë – një vend ku mikpritja, eleganca dhe kuzhina e shkëlqyer bashkohen në një përvojë unike. Qoftë një drekë intime për dy, një mbledhje familjare apo një festë e madhe me qindra të ftuar, këtu çdo detaj është menduar për të kënaqur jo vetëm shijen, por edhe të pesë shqisat.
Ambientet e Brendshme dhe të Jashtme
Restoranti është i hapur gjatë gjithë vitit dhe ofron hapësira të ndryshme, sipas çdo preferencë:
Në qendër të sallës kryesore ndizet oxhaku i veçantë, që sjell një atmosferë magjike në mbrëmjet e freskëta, ndërsa në ditët me diell, mjediset e jashtme ju ftojnë të shijoni gatimet nën hijen e rrapit shekullor ose pranë lumit.
Restoranti i Flumen Park nuk është vetëm një vend për të ngrënë: është një eksperiencë që të lidh me natyrën dhe shijen në mënyrën më elegante.
Gastronomia e Flumen Park është një udhëtim i shijes: një balancë perfekte mes eksperimentimit modern dhe traditës shqiptare. Pjatat plot ngjyra rivalizojnë me natyrën, shoqëruar me verërat më të mira italiane, franceze, gjermane dhe shqiptare.
Përveç produkteve të freskëta të zonës, stafi ynë profesionist udhëton në të gjithë Shqipërinë për të zgjedhur përbërësit më të mirë natyralë, duke garantuar cilësi dhe autenticitet në çdo pjatë. Çdo shije është menduar për të të surprizuar, qoftë në një drekë të qetë apo në një festë të madhe.
WhatsApp us