
Mbledhjet, takimet apo retreat-et pranë natyrës janë me dobi për mirëqenien, krijimtarinë dhe produktivitetin e stafit tuaj. Ja pesë arsye pse është një ide e shkëlqyer që mbledhjen e radhës me stafin ta bëni jashtë zyrave:
1. Nxit krijimtarinë dhe aftësinë për të zgjidhur problemet
Natyra njihet për stimulimin e krijimtarisë dhe mendimit novativ. Të jesh i rrethuar nga bukuria natyrore të ndihmon t’i kapërcesh ngërçet mendore duke nxitur ide të reja për zgjidhjen e problemeve, qofshin këto të vjetra apo të reja.
2. Redukton stresin
Mjedisi natyror ka një efekt qetësues, duke reduktuar stresin dhe ankthin. Kjo mund t’i ndihmojë punonjësit të ndihen më të relaksuar dhe të përqendruar gjatë takimeve dhe aktiviteteve, gjë që ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit dhe marrjes së vendimeve.

3. Rrit bashkëpunimin e ekipit
Aktivitetet në natyrë e bëjnë stafin të lidhë apo forcojë marrëdhëniet në një ambient më të relaksuar. Për pasojë përmirëson edhe punën në ekip.

4. Përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
Koha e kaluar jashtë zyrës mund të përmirësojë mirëqenien e përgjithshme. Ajri i freskët, shëtitjet dhe ekspozimi ndaj hapësirave të gjelbra ndihmojnë në përmirësimin e humorit, energjisë dhe shëndetit fizik, duke bërë që punonjësit të ndihen më të freskët dhe më të motivuar.
5. Rrit përqendrimin dhe produktivitetin
Të jesh larg shpërqendrimeve të zakonshme të punës dhe të zhytesh në natyrë i bën punonjësit të përqendrohen më mirë dhe të rifitojnë energjinë e tyre mendore. Kjo çon në një produktivitet më të lartë kur të kthehen në zyrë.
Pse Flumen Park është zgjedhja më e mirë:
Flumen Park ofron mjedisin ideal për retreat-et, mbledhjet dhe takimet e stafit, duke bërë bashkë në një vend më të mirën e natyrës dhe komoditetin që ofrojnë hapësirat e tij, me restorantin ( Salla e madhe, salla e vogël, salla prive, platforma, salla e eventeve) dhe mjediset e tjera si pishina, amfiteatri, viletat apo edhe këndi i rekreacionit.
• Mjedis piktoresk me gjelbërim dhe gurgullimën e qetë të lumit Erzen, nën këmbët e Flumen Park, por lehtësisht i arritshëm me rrugën asfaltuar, parkimin e dedikuar dhe me sugjerime mbi aventura outdoor, ku mund të përfshini stafin.

• Hapësira moderne për mbledhjet, të shkrira me natyrën falë arkitekturës moderne dhe miqësore me ekosistemin që vjen në kombinimin e gurit dhe xhamit. Do t’ju duket sikur po e zhvilloni mbledhjen në mes të pyllit apo buzë lumit.
• Aktivitete të larmishme për të nxitur bashkëpunimin e ekipit, që përfshijnë ecje, lojëra në grup dhe hapësira reflektimi.
• Praktika miqësore me mjedisin, duke siguruar që retreat-i juaj të mbështesë një planet të shëndetshëm.
• Akses për ekipin tuaj, duke mundësuar udhëtim të lehtë dhe largim nga zhurma e qytetit, në vetëm 15 minuta.
Flumen Park ofron kombinimin e përsosur të natyrës dhe komoditetit që të ofrojnë jo vetëm hapësirat e dedikuara të tij, por edhe stafi i përkushtuar e me përvojë. Kjo e bën Flumen Park zgjedhjen e parë për një eksperiencë që do t’ju përtërijë e do t’ju rikthejë në zyra plot energji e produktivitet.