Flumen Park nuk është vetëm për shijuesit e kuzhinës. Mbrëmjet me muzikë live, hapësirat e mëdha për ceremoni të gëzimeve dhe rasteve të ndryshme e bëjnë çdo moment të paharrueshëm.
Flumen Park është skena e përsosur për çdo ngjarje të veçantë që keni në mendje – nga dasmat mahnitëse buzë lumit, te ditëlindjet, gëzimet familjare, gender reveal apo baby shower, festat moderne si apo ceremonitë më ekskluzive Këtu, çdo hapësirë merr shpirt dhe çdo detaj është menduar për të sjellë magji në ditën tuaj.
Përkushtimi ynë është që çdo moment të jetë i përsosur: nga kokteji i mirëseardhjes, tek shërbimi i personalizuar dhe skenografia që natyra na dhuron bujarisht.
Ambientet e Brendshme
Prive Room – intime, për deri në 14 persona.
Salla e Vogël – ngrohtësi dhe elegancë, për deri në 70 persona.
Salla e Madhe – e hapur, e sofistikuar, për evente të mëdha.
Salla e Eventeve – me kapacitet deri në 200 persona, e pajisur me kuzhinë të dedikuar dhe e specializuar për shërbime ekskluzive. Atmosfera plotësohet nga hapësirat ndihmëse si pishina, zona buzë lumit dhe amfiteatri – perfekte për një hyrje spektakolare apo për koktejin e parë.
Ambientet e Jashtme
Nën rrapin shekullor – një skenë natyrore e paharrueshme.
Platforma e drunjtë e mbuluar – e përsosur për ceremoni intime dhe darka elegante.
Amfiteatri – vendi ideal për shfaqje, evente të mëdha apo celebrime solemne.
Zona e Pishinës – me kapacitet deri në 150 persona, ofron freskinë dhe shkëlqimin e një feste verore.
Vizitoni Instagramin dhe TikTok tonë për të shijuar një eksperiencë virtuale të Flumen Park.
WhatsApp us
This site is registered on wpml.org as a development site.