Kreu > Rreth Nesh
Vetëm pak minuta nga Tirana, Flumen Park është një oaz i qetësisë buzë lumit Erzen. Lini pas zhurmën dhe trafikun e qytetit, dhe zhytuni në freskinë e gjelbërimit, në shushurimën e ujit e cicërimat e zogjve. Restoranti ynë me arkitekturë që shkrihet me natyrën, ofron një menu që bashkon traditën me gastronominë moderne, pjatat plot ngjyra dhe verëra të zgjedhura nga kantina vendase e ndërkombëtare.
Mbrëmjet me muzikë live, hapësirat për evente, viletat prej druri dhe pishina unike e kthejnë çdo vizitë në një përvojë të paharrueshme. Nga dasmat e fejesat, tek ditëlindjet e festat moderne, Flumen Park është zgjedhja ideale për çaste të lumtura.
Flumen Park është i vendosur në një habitat natyror të mrekullueshëm, në mes të një peizazhi të qetë e relaksues, buzë lumit Erzen. Malet, kodrat dhe pishat janë dritarja jonë e përhershme, ndërsa Shpella e Pëllumbasit, gryka e Skoranës dhe kanionet e Erzenit janë ftesa më e bukur për eksplorim.
Rrjedha e kthjellët e lumit, që mbërrin e paprekur deri tek resorti ynë, është zemra e përvojës Flumen Park. Këtu, natyra nuk është vetëm sfond, por pjesë e çdo detaji – nga pamjet e restorantit me mure xhami, te tingujt dhe aromat që ju shoqërojnë në çdo hap.
Vizitoni Instagramin dhe TikTok tonë për të shijuar një eksperiencë virtuale të Flumen Park.
Restoranti i Flumen Park ofron ambiente shërbimi të brendshëm dhe të jashtëm, duke ju lejuar të zgjidhni atë që dëshironi në bazë të preferencave tuaja.
Pishina është projektuar në stil bio-design Infinity për një pamje të mrekullueshme dhe një eksperiencë të pazëvendësueshme gjatës stinës së verës.
Vilelat ofrojnë komoditetin e një shtëpie të vërtetë me të gjitha shërbimet e nevojshme për një qëndrim të kënaqshëm duke ofruar privatësi për vizitorët
Flumen Park ofron disa hapësira për evente të ndryshme për klientët e tyre si: Prive Room, Salla e vogël, Salla e madhe, Amfiteatri, Pishina, Salla e Ceromonive
Ju mirëpresim në Flumen Park, oazin e qetësisë dhe argëtimit tuaj pranë qendrës së Tiranës.
Eksperienca vijon për apasionanuarit e gastronomisë, me restorantin tonë si një thesar i fshehur i shijes dhe kreativitetit. Menuja jonë, e cila kombinon me mjeshtëri specialitetet lokale dhe ato ndërkombëtare, është një ftesë për një udhëtim të shijes. Stafet i dy kuzhinave tona garantojnë një përvojë gastronomike të paharrueshme.
Arkitektura e Flumen Park ndjek një filozofi të minimalizmit dhe rafinimit modern. Përveç linjave të pastra të ndërtesës, pishina me formën e saj të veçantë është një përligjje e artit dhe funksionalitetit, e projektuar për të risjellë harmoninë me natyrën dhe për të ofruar një kombinim të rrallë të vizionit modern me bukurinë autentike të peizazhit.
Mbrëmjet me muzikë live, hapësirat për evente, viletat prej druri dhe pishina unike e kthejnë çdo vizitë në një përvojë të paharrueshme. Nga dasmat e fejesat, tek ditëlindjet e festat moderne, Flumen Park është zgjedhja ideale për çaste të lumtura.
Flumen Park është skena perfekte për çdo ngjarje që keni në mendje, nga dasmat mahnitëse buzë lumit deri tek eventet më ekskluzive. Përkushtimi ynë është që çdo detaj të jetë i përsosur. Çdo gjë është e mundur këtu!
Për ata që dëshirojnë të përfitojnë më shumë nga qëndrimi i tyre, Flumen Park ju përfshin në aktivitete sportive për të rritur dhe fëmijë me hapësira të dedikuara duke garantuar argëtim dhe dinamikë gjatë qëndrimit tuaj.
Ne besojmë se çdo moment mund të transformohet në një kujtim të çmuar. Kjo është esenca e asaj që ofrojmë: një përvojë të paharrueshme në çdo kënd të resortit tonë.
Në Flumen Park, çdo përvojë është një udhëtim për të pesë shqisat. Sytë kënaqen nga peizazhet e gjelbëruara, lumi që shndrit nën diell dhe hijet e pyllit rrethues. Dëgjimi përjetohet në shushurimën e ujit, cicërimat e zogjve dhe tingujt e qeshur të fëmijëve që luajnë në këndet e dedikuara të lodrave. Hunda shijon erën e pishave, të barit të freskët dhe aromën e gatimeve të shijshme të shefave që vjen nga kuzhina. Shija e bën udhëtimin përmes pjatave plot ngjyra, kombinimeve të traditës dhe gastronomisë moderne, të shoqëruara nga verërat më të mira. Ndërsa prekja ndihet në çdo hap – mbi barin e freskët, mbi ujin e kristaltë të pishinës apo në drurin e ngrohtë të vilës së preferuar.
Flumen Park nuk është thjesht një vend – është një simfoni e shqisave, një përvojë që zgjon emocionet dhe i bën momentet të paharrueshme.
WhatsApp us