Na kontaktoni në tel: +355 69 209 8980 ose në email: info@flumen.al

5 arsye pse Flumen Park është vendi ideal për fëmijët

Home  > Blog

Flumen Park, pranë lumit Erzen, ofron mjedisin e përsosur për fëmijët dhe prindërit duke u bërë të mundur që të kalojnë kohë cilësore së bashku
Ja pesë arsye pse Flumen Park është vendi më i mirë për familjet:

1. Bukuria natyrale dhe mjedisi i qetë

Parku ndodhet pranë lumit Erzen, në Ibë të Poshtme, dhe një atmosferë të qetë me gjelbërim të bollshëm, pamje piktoreske dhe ajër të pastër. Ky mjedis natyror ndihmon familjet të relaksohen dhe të shijojnë së bashku bukurinë e natyrës.

2. Siguria dhe Aksesi

Parku është projektuar duke pasur në mendje familjet. Ai ofron mjedise të sigurta dhe zona rekreative me lodra të ndryshme. Kjo u siguron fëmijëve të luajnë lirisht, ndërsa prindërit mund të relaksohen dhe t’i mbikëqyrin ata pa u shqetësuar.

 

3. Aktivitete që i mbajnë fëmijët të angazhuar

Flumen Park ofron aktivitete të ndryshme rekreative, hapësira të hapura për lojëra, por edhe mund ta shijoni një drekë, nën rrapin shekullor, si një piknik në natyrë. Fëmijët mund të eksplorojnë natyrën, të luajnë sporte dhe të angazhohen në aktivitete fizike, duke e bërë atë një vend të shkëlqyer për argëtim dhe ushtrime.

 

4. Mundësi edukative

I zhytur në mes të natyrës, mjedisi i parkut i bën fëmijët natyrshëm kureshtarë mbi faunën dhe florën, si dhe për ekosistemet. Prindërit mund t’u mësojnë fëmijëve për botën natyrore ndërsa shëtisin pranë lumit ose marrin pjesë në ngjarje edukative që organizohen herë pas here në zonë.

5. Për më shumë kohë së bashku

Me shumë hapësirë për dreka të mëdha familjare, grumbullime apo thjesht për shëtitje së bashku, Flumen Park promovon dhe forcon lidhjet familjare. Bëhet gjithashtu një nyjë e rëndësishme për socializim, ku familjet mund të takojnë familje të tjera duke zgjedhur të hanë drekë së bashku apo për të kaluar disa orë të këndshme, duke e bërë atë një vend të shkëlqyer për krijimin e kujtimeve dhe miqësive afatgjata.

Gjithashtu mund te lexoni: 5 Arsye pse të zgjidhni pishinat këtë verë

Shpërnda postimin

Një udhëtim i mrekullueshëm ju pret në periferi të Tiranës, aty ku natyra gëzon bimësi të pasur e ajer të pastër vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit.

Newsletter

Regjistrohu për të marr njoftimet më të fundit.

© Copyright 2023 by Future Block. All right reserved.

This site is registered on wpml.org as a development site.