Flumen

Viletat e Flumen Pak

Kreu  > Viletat

Viletat

Qetësi dhe intimitet në zemër të natyrës

Nëse kërkoni privatësi dhe komoditet, viletat e Flumen Park janë zgjedhja ideale. Të menduara për t’ju ofruar ndjesinë e një shtëpie të vërtetë, ato kombinojnë ngrohtësinë, prakticitetin dhe relaksin me një pozicionim unik mes gjelbërimit dhe pranë të gjitha shërbimeve të resortit.

Çdo detaj është menduar për të sjellë vizitorin më afër natyrës. Qoftë në pyll, pranë një lumi apo liqeni, këto struktura janë ideale për pushime në natyrë Shqipëri. Për çiftet apo familjet që duan të kalojnë një fundjavë të qetë në një ambient në natyrë në Shqipëri, larg teknologjisë dhe stresit të përditshëm, kjo është një mundësi e artë për të rigjetur balancën dhe energjinë.

Mes gjelbërimit dhe qetësisë së natyrës, janë të vendosura 6 vileta të ngrohta dhe mikpritëse, të hapura gjatë gjithë vitit. Zgjidhni mes 4 vileta standarde, 1 suite elegante ose një vilete familjare të rehatshme për 4–5 persona.

Çdo mëngjes nis me aromën e freskët të ushqimit të përfshirë, ndërsa parkimi i dedikuar dhe Wi-Fi falas ju japin komoditetin që kërkoni.

Zgjohuni me gurgullimën e lumit, shijoni netët nën një qiell të mbushur me yje dhe lëreni natyrën të shoqërojë çdo çast të pushimit tuaj.

Vizitoni instagramin dhe TikTokun tonë për të shijuar një eksperiencë virtuale të Flumen Park.
viletat Flumen Park
This site is registered on wpml.org as a development site.