Kush tha se për të organizuar një retreat me stafin duhet të udhëtosh larg, në male të thepisura apo në zona të humbura mes natyrës? Shpesh, gjithçka që të duhet është një hapësirë e qetë, e menduar mirë dhe mjaftueshëm afër qytetit, që të mos lodhesh gjatë rrugës. Dhe kjo hapësirë ekziston – quhet Flumen Park dhe ndodhet buzë lumit Erzen, në Ibë, vetëm pak minuta larg Tiranës. Në një kohë kur kompanitë kërkojnë mënyra të reja për të frymëzuar kreativitetin, për të forcuar lidhjet mes kolegëve dhe për të krijuar kujtime të përbashkëta, retreat-et e punës nuk janë më luks, por një domosdoshmëri.
Nga mëngjeset e punës te konferencat e mëdha
Flumen Park është menduar për të gjitha llojet e takimeve. Ka tetë salla të ndryshme, që mund të përshtaten sipas nevojës: qoftë për mëngjese pune intime, takime brainstorming-u, ose konferenca të mëdha. Për evente më të veçanta, është edhe amfiteatri, i cili sjell një ndjesi tjetër kur flet para audiencës. Ky fleksibilitet është një nga pikat e forta të parkut: ju vendosni si e doni ditën tuaj dhe hapësira të përshtatet.
Një pushim pranë lumit
Por një retreat nuk është vetëm punë. Është edhe pushim. Është momenti kur, pas një sesioni të gjatë planifikimi strategjik, del jashtë dhe dëgjon zhurmën e lumit. Ose kur e mbyll ditën me një zhytje në pishinë dhe një gotë verë me kolegët.
Për më tepër, parku ofron gjashtë vileta të rehatshme, ku mund të akomodohesh nëse nje retreat me stafin është i zgjatur. Kështu, nuk është më e nevojshme të mendosh për transportin e përditshëm: puna, rekreacioni dhe pushimi ndodhen në të njëjtin vend.
Pse ia vlen të zgjedhësh Flumen Park?
- Logjistikë e thjeshtë dhe akses i shpejtë
Një nga përparësitë më të mëdha është afërsia me kryeqytetin. Stafi juaj nuk ka nevojë të kalojë orë të tëra në udhëtim për të përfituar nga një ambient i qetë dhe frymëzues.
- Hapësira moderne për punë dhe konferenca
- 8 ambiente të përshtatshme për salla konference, mëngjese pune apo trajnime.
- Amfiteatër për fjalime apo aktivitete të mëdha.
- Internet të shpejtë dhe pajisje audio-vizuale moderne.
Këto hapësira janë fleksibël dhe përshtaten si për punë në grupe të vogla, ashtu edhe për sesione plenare.
- Përvojë unike në natyrë
I gjendur buzë lumit, i rrethuar nga gjelbërimi, Flumen Park ju jep mundësinë të ndërthurni punën me çaste relaksi.
- Pishinë për freskim gjatë verës.
- 6 Vileta private për pushim dhe akomodim.
- Natyrë që frymëzon kreativitetin dhe qetësinë.
- Aktivitetet për forcimin e ekipit
Përveç sesioneve të punës, mund të organizoni aktivitete që ndihmojnë në lidhjen e ekipit:
- Gara sportive dhe lojëra në natyrë.
- Workshope kreative dhe trajnime ndërvepruese.
- Darka dhe dreka të përbashkëta në ambient të hapur.
- Organizim i plotë dhe buxhet i kontrolluar
Meqenëse është afër Tiranës, kostot e transportit minimizohen, duke ju lejuar të përqendroheni te përmbajtja dhe cilësia e aktivitetit. Flumen Park ofron paketa fleksibël që përshtaten me nevojat e kompanisë suaj.
Një eksperiencë që mbetet
Shumë kompani mendojnë ende se një retreat është thjesht një dalje nga qyteti. Por në të vërtetë është një investim në kulturën e ekipit. Flumen Park, me vendndodhjen e tij strategjike dhe kombinimin perfekt mes punës e pushimit, ofron mundësinë për ta kthyer një ditë të zakonshme pune në një përvojë që mbetet gjatë. Sepse në fund, ajo që do të kujtohet nuk është vetëm agjenda e mbushur me pika, por bisedat buzë lumit, idetë që lindën në ajrin e pastër, dhe momentet kur ekipi ndjeu se ishte një i vetëm.
Këshilla për ta bërë një retreat me stafin, eksperiencë të paharrueshme
Imagjinoje këtë skenar: dita nis me një mëngjes të thjeshtë pune në një nga sallat e qeta të Flumen Park. Ekipi rreshton idetë për projektet e ardhshme, diskuton mbi objektivat dhe planifikon strategjitë. Përballë xhamave të mëdhenj, gjelbërimi dhe lumi që rrjedh qetësisht të kujtojnë se puna nuk ka pse të ndodhë gjithmonë mes mureve gri të zyrës.
Pasdite, atmosfera ndryshon. Laptopët mbyllen dhe vjen momenti i team building. Këtu opsionet janë të pafundme:
- Një klasë gatimi ku ekipi mëson të përgatisë së bashku një ushqim cilësor– qofshin makarona italiane, sushi apo edhe një gatim tradicional shqiptar. Ndërsa gatuajnë, kolegët zbulojnë anë të reja të njëri-tjetrit.
- Për një grup që preferon më shumë lojën dhe teknologjinë, një eksperiencë si VR ose një escape room improvizuar mund të jetë mënyra perfekte për të testuar kreativitetin dhe bashkëpunimin.
- Nëse fryma e ekipit është më sportive, mjafton një lojë volejbolli buzë lumit, një garë kanoeje ose thjesht një shëtitje e përbashkët në natyrë për të nxjerrë energjitë pozitive
- Dhe për ata që duan diçka më të lehtë, një workshop kreativ – si punëdore, art ose storytelling – sjell humor, argëtim dhe ide të freskëta.
- Në mbrëmje, dita mbyllet me një darkë buzë pishinës. Është momenti kur bisedat e lira, qeshjet dhe kujtimet e sapokrijuara kthejnë një event pune në një përvojë që lidhet fort me kujtesën e ekipit.