Antidoti i monotonisë mbytëse dhe jetës frenetike, Flumen Park, oazi që ju ofron përvoja unike
Flumen Park është i vendosur në një habitat natyror të mrekullueshëm, në mes të një peisazhi të qetë dhe relaksues, buzë lumit Erzen. Ky peizazh sjell qetësi dhe freski që zakonisht e gjen vetëm në vendodhje të largëta të Shqipërisë, të tilla si majet e Alpeve të Veriut.
Malet, kodrat dhe pishat janë dritarja jonë natyrore e përhershme. Shpella e Pëllumbasit, gryka e Skoranës me kanionet e lumit Erzen dhe pikat e tjera turistike shumë pranë nesh janë një ftesë për të eksploruar dhe për të ndjerë thirrjen e natyrës.
Rrjedha e kthjellët dhe e pastër e këtij lumi buron e paprekur nga ndërhyrjet e njeriut deri tek resorti Ynë. Ne jemi të parët që ndërveprojmë me Lumin që nga burimi i tij.
Dëshironi t’i arratiseni jetës frenetike dhe të zhurmshme të qytetit? Mos shikoni më larg se 15 minuta larg qendrë së Tiranës. I fshehur si një margaritar, mes gjelbërimit të dendur, gjendet një oaz i qetë që është shndërruar prej kohësh në adresën e preferuar të shumë njerëzve.
I vendosur në një sipërfaqeje prej 20,000 metrash katrorë, kjo parajsë është arratisja juaj e ëmbël dhe aq e nevojshme.
Veç peizazheve mahnitëse përreth, peizazhe që lënë pa frymë të madh e të vogël, ne krenohemi dhe me atë çka dora dhe mendja e njeriut ka krijuar.
Të përkushtuar për të ofruar një përvojë të pamatë, shërbim të një cilësie absolute, i gjithë stafi i këtij resorti, ka arritur të sjellë pranë njerëzve një eksperiencë që mund të provosh vetëm në këtë oaz.
Të gjitha lehtësitë dhe mundësitë për aktivitetet zbavitëse janë të kuruara me kujdes për një qëndrim të qetë dhe çlodhës, që trupi juaj do e kërkojë si një antidot kundër zhurmës, ndotjes dhe vrullit të qytetit. I vendosur pranë lumit Erzen, një strehë mrekullish natyrore, i rrethuar nga vargmalet, kodrinat e fushat.
E pas eksplorimit të çdo mrekullie që ndodhet një hap larg resortit, në mbrëmje askush nuk do të dëshirojë t’i kthehet realitetit. Akomodimi në viletat e ngrohta, darka që do të zgjojë dhe kënaqë të gjitha shijet e qiellzës është vazhdimi që ju pret në Flumen dhe arsyet që do ju bëjnë të riktheheni pa hezitim.
Përsosmëria e kuzhinës: Një aventurë unike gastronomike
Restoranti është padyshim një nga surprizat më të bukura që ju pret. Restoranti krenohet me kreativitetin e pafund dhe me shijet unike. Nga ushqimi tradicional i gatuar në perfeksion, tek recetat e huaja, eksplorimi i menusës së restorantit është një aventurë gastronomike. Menuja ndërthurur me mjeshtëri shijet lokale me ndikimet ndërkombëtare, duke siguruar një përvojë hyjnore për qiellzën.
Restoranti ofron një sërë ambientesh intime që i përshtaten një sërë preferencash. Pavarësisht nëse është një drekë romantike për dy ose një darkë familjare plot gjallëri deri në 200 persona, restoranti jonë j’ua ofron të gjitha mundësitë.
Me opsionin e një hapësire private për 14 persona, një salle të brendshme komode për 70 të ftuar apo 150, dhe hapësirës së jashtme rrethuar nga natyra që mirëpret deri në 200 persona, te ne ka një vend të përsosur për çdo rast.
Viletat : Shtëpia juaj larg shtëpisë
E kush do të donte të largohej nga Flumen Park, pa provuar çdo eksperience që ky vend ofron? Për ata që kërkojnë pushim absolut dhe shkëputje nga monotonia mbytëse, ne ofrojmë gjashtë vileta, të disponueshme gjatë gjithë vitit. Duke filluar nga vilat standardet, tek suita dhe vileta familjare për 4-5 persona, këto akomodime ofrojnë të gjitha lehtësitë për një qëndrim të këndshëm dhe relaksues. Të vendosura pranë shërbimeve dhe aktiviteteve të parkut, vilat ofrojnë një eksperiencë të pashoqe për çifte, familje dhe grupet e miqve.
Flumen Park ju fton të rizbuloni qetësinë dhe të shijoni përzierjen harmonike të natyrës, luksit dhe kënaqësive të kulinarisë. Pavarësisht nëse kërkoni një pushim të qetë, një arratisje familjare ose një vend për eventin tuaj të radhës, premtojmë një përvojë të paharrueshme në zemër të peizazheve mahnitëse shumë pranë kryeqytetit. Lëreni Flumen Park të jetë streha juaj, ku mund të rizgjoni energjinë dhe të jeni pjesë e përvojave si asnjëherë më parë.
Vizitoni instagramin tonë për të shijuar një eksperiencë virtuale të Flumen Park